Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.
I riu që u gjet i pajetë brenda një automjeti tip Fiat Punto, në vendin e shoferit, është qëlluar me një plumb në kokë.
Makina ku u gjet i pajetë viktima rezulton në pronesi të një vajze nga Tirana.
Viktima, dyshohet të jetë i moshës rreth 25 vjeçare, por identiteti i tij nuk dihet ende për shkak se atij nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi.
Njëra nga pistat ku po heton policia është vrasja për shkak të ndonjë konflikti. Një tjetër pistë është se viktima mund të mos jetë banues i qarkut të Vlorës.
Ndërsa dyshohet se ai mund të ketë qenë i shoqëruar nga një tjetër person në makinë, që e ka qëlluar dhe më pas është larguar nga zona.