Zv.Kryeministri Erjon Braçe e ka cilësuar si papërgjegjshmëri mbledhjen e njerëzve në festën e birrës në Korçë në një kohë që shifrat e Covid po rriten, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Braçe paralajmëron se “ndezja” e Korçës do të tregojë flakët brenda 10 ditësh, duke nënkuptuar rritjen e numrit të infeksioneve.
Zv.kryeministri kërkon që të mos abuzohet me lirinë, ndërsa sheh si shpëtim masat kufizuese, vaksinimin dhe mbajtjen e maskave.
Në fund, zv. Kryeministri kërkon që të gjithë deputetët e Kuvendit të rinj të tregojnë certifikatën e vaksinimit, duke dhënë të parët shembullin për qytetarët.
Postimi i plotë i zv.Kryeministrit Erjon Braçe: