Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.
Mjeti është djegur pjesërisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I.K., 23 vjeç, banues në Tiranë , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.