Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Elbasan-Funar.
Një automjet është rrëzuar dhe ka përfunduar në një përrua, si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë, ndërsa dyshohet që drejtuesi i automjetit të ketë humbur kontrollin.

Mësohet se dy personave në makinë u është dhënë ndihma e parë pas më shumë se gjysmë orë pas aksidentit për shkak të distancës dhe terrenit të vështirë.