Sarda, e njohur ndryshe si ishulli i Shurdhahut është një nga vendet më të bukura që ka Shqipëria.
Një nga destinacionet e vendit tonë që ia vlen të vizitohet dhe që është sjellë me video nga kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së dielës.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të ishullit të Shurdhahut (Sarda) në lumin Drin një destinacion spektakolar për tu vizituar, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale, krahas pamjeve të mahnitshme dhe magjepsëse të ishullit të Shurdhahut.
Pjesa e lumit Drin ku ndodhet ishulli i Shurdhahut është liqeni-rezervuari i Vaut të Dejës.
Ishulli është afërsisht 16.09 km nga qyteza e Vaut të Dejës dhe 6.4 km nga fshati Rragam, që ndodhet 9 km nga qyteti i Shkodrës. Zona rreth kësaj qendre kulturore është një nga vendet më historike dhe arkeologjike.
Aty ndodhen vendbanimi i hershëm i Gajtanit (Shpella e Gajtanit), vendbanimi i Jubanit (Shpella e Jubanit), Qyteza e Gajtanit, kalaja e Danjës, kalaja e Dalmacës