Radhë kilometrike makinash. Kjo ishte panorama që të ofronte sot rruga drejt teqesë së Kulmakut në malin e Tomorrit, 22 gusht 2021.
Viva Helicopter dhe Yldon Media Group sjellin pamje ekskluzive nga bllokimi i trafikut që vijon prej orësh.
Qindra pelegrinë janë bërë pjesë e festimeve në malin e Tomorrit.
Edhe pse rruga që të çon drejt Malit të Tomorrit është rrugë e re dhe e investuar kohët e fundit, ajo është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të.
Kjo ka sjellë edhe bllokimin e pelegrinëve në rrugë dhe nuk duhet ende sesa do të zgjasë ky bllokim.
Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.
Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.