Pylli i Sodës është përfshirë mesditën e sotme nga një zjarr i madh.
Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë të zjarrfikëses po punojnë për vënien e flakëve në kontroll dhe shuarjen e tyre.
Në ndihmesë të tyre janë edhe banorët e zonës.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.