Aksident tragjik në Fier, dyshohet për 2 viktima

Shqipëria

Aksident tragjik në Fier, dyshohet për 2 viktima

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur pak çaste më parë në Fier.

Një makina ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës.

Makina ndodhet e përmbysur në kanal, ndërsa dyshohet për dy të vdekur.

Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI:

“Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”. Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat