Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë. Përgjatë relieveve malore, kryesisht në lindje dhe juglindje, priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Dita e diel parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës.
Në fushën termike, për ditën e shtunë, temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme, ndërsa ditën e diel pritet të pësojnë rritje në vlerat maksimale.
Era nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 1-8m/sek e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat për fundjavën, si më poshtë:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/22/auto_-640-0-612017425a20d1629642849.jpg)