Dhunë e falsifikime, Policia aksion në Vlorë, në pranga 4 persona, përfshirë një turk

Shqipëria

Dhunë e falsifikime, Policia aksion në Vlorë, në pranga 4 persona, përfshirë një turk

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 4 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Një nga të arrestuarit është shtetasi turk, M. K., 38 vjeç.

Ky i fundit dyshohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe 45-vjeçari H. M., banues në Janjar të Konispolit, pasi dyshohet se ka dhunuar babain e tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin turk, M. K., 38 vjeç, banues në Turqi, pasi dyshohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, me pasaportë të falsifikuar.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit H. M., 45 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Sh. M., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën;

•V. M., 25 vjeç, banues në Bourges, Francë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat