Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, politika ka shprehur urimet e saj për këtë festë.
Edhe politika iu është bashkuar urimeve për besimtarët bektashinj me rastin e festës së Abaz Aliut.
Presidenti Ilir Meta ka uruar nga Mali i Tomorit të gjithë besimtarët bektashinj në ditën e pelegrinazhit të tyre.
Përmes rrjeteve sociale, kreu i shtetit i uron gjithë besimtarëve lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi e zemra të gëzuara.
“Abaz Aliu ju ndihmotë”- përfundon Meta.
Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët.
Mes të tjerash, Basha iu bëri thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.