Zjarr masiv në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, rrezikohen disa banesa

Shqipëria

Zjarr masiv në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, rrezikohen disa banesa

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 07:16
Ilustrim

Një zjarr masiv ka përfshirë lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Mësohet se vatra e zjarrit ndodhet ngjitur me një zonë me ullinj shekullorë.

Gazetari raporton se flakët rrezikojnë disa banesa si dhe depot që furnizojnë me ujë të pijshëm.

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat