Lëvizja Vetëvendosje, dega në Shqipëri, është sqaruar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë.
Përmes një postimi në Facebook, VV ka thënë se kjo nuk është organizuar nga ta dhe se qëndrimet e tyre për koncertin dhe këngëtarin janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
Sqarim për opinionin publik
Marrë parasysh "lajmet" që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.