20 ditë punime në segmentin Shkozet-Plepa, ARRSH nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

20 ditë punime në segmentin Shkozet-Plepa, ARRSH nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 11:40
Shqipëri

Duke filluar nga sot, për 20 ditë me radhë në aksin "Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa" do të kryhen punime për riparimin e ndriçimit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore bëjnë me dijet se punimet do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.

"Në segmentin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa (K/Rr.Nr.4)", do të kryhen punimet për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit. Sipas grafikut është parashikuar që punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.

Për rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment, ARRSH ka miratuar urdhrin e punimeve të emergjencës (EWO 024), për riparimin dhe vënien në funksion të ndriçimit rrugor të këtij aksi të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve .

Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun, është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”", njofton ARRSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat