Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më Parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas.
Për motive banale shtetasi F.K rreth 60 vjeç ka goditur me sende të forta fqinjën e tij, shtetasen A.K rreth 30 vjeç duke e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Denoncimi është bërë ditën e djeshme pranë komisariatit të policisë Korçë. Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë. Ndërkohë e dhunuara disponon video të momentit të ngjarjes.
Nga pamjet duket se si 60-vjeçari ka goditur 30-vjeçaren me zorrë uji.
“Mos e prek me dorë se të erdha dhe”- thotë autorja e videos, ndërkohë që sherri përfundon me fjalët e 30-vjeçares që paralajmëron denoncimin në Polici.
Pamjet KËTU.