Një 43-vjeçar ka humbur jetën pak minuta më parë në Prrenjas, pasi ka humbur kontrollin e mjetit, të cilin drejtonte.
Aksidenti tragjik u shënua rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe. Shtetasi me iniciale Z.S. ndërroi jetë, ndërkohë që është plagosur një pasagjere.
Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia apo arsye të tjera që shkaktuan aksidentin. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.