Një drejtues mjeti është arrestuar pasi shkaktoi dje një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës në Berat.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan shtetasin Ergys Petro, i cili duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.K., L.R., T.R., A.V., të katër banues në Arrëz, Memaliaj si dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjet shtetasi R.S., banues në Berat. Shtetasi L.R., është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.