Asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Asnjë viktimë dhe 397 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 397 qytetarë: 88 në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Aktualisht janë 5.792 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë.

Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131.451 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 139.721 raste pozitive, prej tyre 131.451 janë shëruar, 5.792 janë aktive, ndërsa jetën e kanë humbur 2.478 pacientë.

Statistika (23 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 397
Të shëruar në 24 orë 178
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4029

Testime totale 1,000,523
Raste pozitive 139,721
Raste të shëruara 131,451
Raste Aktive 5792
Humbje jete 2,478

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat