Aksident në autostradën Vlorë-Levan. Përmbyset makina. Raportohet për disa të lënduar. 2 autoambulanca në vendngjarje.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.