Atentati në Lushnje, ky është 34-vjeçari i cili u ekzekutua ndërsa ishte ulur në tavolinë me miqtë

Shqipëria

Atentati në Lushnje, ky është 34-vjeçari i cili u ekzekutua ndërsa ishte ulur në tavolinë me miqtë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

(E plotësuar 23:15) - Media ka mundur të sigurojë foton e 34-vjeçarit Bledar Muça, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit që viktima administronte, ndërsa autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje drejt tij, ndërsa Muça ishte i ulur në tavolinë së bashku me disa persona të tjerë.

Mësohet se si pasojë e këtij atentati kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Image
Viktima Bledar Muça

 

Muça, baba i dy fëmijëve, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se 34-vjeçari administronte disa biznese, si bare dhe loto.

***

Është identifikuar viktima që humbi jetën mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Dyshohet se Bledar Muça, 34-vjeç, administratori i lokalit ku ndodhi edhe ngjarja, në pedonalen e qytetit ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me armë zjarri.

Po ashtu dyshohet edhe për tre persona të plagosur, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

 

Top Channel ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja ku është ekzekutuar 34-vjeçari.

Mësohet se autorët kanë qëlluar nga dritarja e makinës në drejtim të Muçës, i cili ka qenë i ulur në tavolinë, në ambjentet e brendshme të lokalit, nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Muça është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

***

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një përplasje me armë zjarri është shënuar vetëm pak minuta më parë.

Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit, pranë një lokali, ndërsa dyshohet për një person të vrarë dhe disa të plagosur.

Ende nuk dihet numri i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që detaje të tjera do të bëhen me dije në vijim.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat