Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnje.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se një përplasje me armë është shënuar vetëm pak minuta më parë.
Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit, ndërsa dyshohet për të vrarë.
Ende nuk dihet numri i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që detaje të tjera do të bëhen me dije në vijim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.