Kasaphana në Lushnje, shkon në 5 numri i të plagosurve, gjendet një mjet i djegur, dyshohet se e braktisën autorët

Shqipëria

Kasaphana në Lushnje, shkon në 5 numri i të plagosurve, gjendet një mjet i djegur, dyshohet se e braktisën autorët

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 07:24
Ilustrim

Janë 5 persona të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lushnje. Policia njofton se bashkë me Judin Velon, Ervis Tafan dhe Sara Liçin, në spital janë dërguar edhe E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Ndërkohë në fshatin Thanasaj është gjetur një automjet i djegur që dyshohet se i përket autorëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat