Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Shkodër-Velipojë në fshatin Trush.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nga përplasja e një mjeti bujqësor me një makinë tip “Benz” ka humbur jetën 16-vjeçari me iniciale O.G.
Në momentin e aksidentit, 16-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin bujqësor.
Shoferi i mjetit tip” Benz” është shoqëruar në Polici.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mjegullës që kishte mbuluar zonën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.