Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka komentuar reagimet e Edi Ramës kundër kritikëve për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë.
Malaj thotë se Rama fillimisht duhet të kuptojë thelbin e demokracisë që bazohet dhe funksionon në ndarjen, balancimin e kontrollin e pushteteve.
Për Malajn, fakti që Rama etiketon si “fashistë” ata që kritikojnë Bregoviçin, dëshmon se kemi të bëjmë me kryeministër, që kërcënim real dhe shqetësim në rritje për demokracinë dhe qeverisjen në Shqipëri.
Malaj ndërkohë shton se synimi i Ramës është që me këto reagime të devijojë reagimin publik nga dështimet e tij prej vitesh.