Një jaht me 11 persona në bord në Vlorë ka kërkuar ndihmë pasi është bllokuar në det.
Burime bëjnë me dije për ABC në ndihmë të tyre ka shkuar policia kufitare si dhe roja bregdetare.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se jahti ka pësuar defekt në motor dhe ka humbur kontrollin si pasojë e dallgëve të mëdha.
Mësohet se në jaht ka pasur pushues të cilët kishin shkuar për plazh në Gjirin e Gramës, ndërsa tashmë po punohet për evakuimin e tyre.