Autor i plagosjes së katërfishtë në 2017 në Laprakë, kapet nga RENEA në Lezhë Astrit Seferi

Shqipëria

Autor i plagosjes së katërfishtë në 2017 në Laprakë, kapet nga RENEA në Lezhë Astrit Seferi

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 09:05
Ilustrim

Gjatë kontrolleve të befasishme në Mamurras, RENEA ka ndaluar Astrit Seferin, autorin e plagosjes së katërfishtë në 2017-ën në Laprakë.

Seferit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 2017, 36-vjeçari gjatë një konflikti ka plagosur me armë zjarri katër persona në bashkëpunim me vëllain e tij.

NJOFTIMI

“Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat