Kur do të vijnë afganët në Shqipëri? Deklarohet Departamenti Amerikan i Shtetit

Shqipëria

Kur do të vijnë afganët në Shqipëri? Deklarohet Departamenti Amerikan i Shtetit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Prej disa ditësh Shqipëria është përgatitur për pritjen e mijëra afganëve, por kaosi në Kabul ka shtyrë ardhjen e tyre.

Lidhur me ardhjen e refugjatëve afganë në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj Deutsche Welles, se "për shkak të natyrës së komplikuar të këtyre zhvendosjeve dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e personave që vijnë, nuk kemi mundësi të ofrojmë informacione të tjera për kohën e mbërritjes, transportin, vendndodhjen lokale dhe destinacionin e mëtejshëm."

Qytetarët afganë do të qendrojnë përkohësisht në Shqipëri, për t'u transferuar më pas në SHBA.

Ato do vendosen fillimisht në Qytet Studenti, për t'u spostuar diku tjetër pas nisjes së vitit të ri akademik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat