Mimi Kodheli ka dhënë një deklaratë për ‘Faxnews’ pasi mësoi se Najada Çomo ka dhënë dorëqehjen nga mandati i deputetes.
Ajo është shprehur se sipas Kodit, mandati i takon asaj.
‘Sipas kodit më takon mandati i deputetit’- është shprehur Kodheli.
Kryeministri Edi Rama zbuloi ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë se ka qënë vetë Çomo ajo e cila i ka kërkuar dorëheqjen pasi dëshiron të qëndrojë në krye të profesionit të saj për tu përballur me pandeminë.