Djali i vdiq pas shembjes së ndërtesës! Flet babai i Aronit: Duam të sjellim trupin në Shqipëri

Shqipëria

Djali i vdiq pas shembjes së ndërtesës! Flet babai i Aronit: Duam të sjellim trupin në Shqipëri

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:54
Genci Tila

Genci Tila babai i Aronit 4-vjeçar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Torino është larguar ditën e sotme nga spitali.

40-vjeçari shqiptar ka kërkuar drejtësi pasi kishin pak ditë që kishin shkuar në Torino për të vazhduar një jetë të re dhe më të mirë.

Qemal Çupi kushëriri i gruas së shqiptarit tha se ata kishin ardhur nga Napoli në Torino për një jetë të mirë.

Sapo mbërritën nga udhëtimi i gjatë, familja Tila kishte vendosur që të pesë ata të mos mund të qëndronin në atë papafingo të rrugës Bramafame.

Kjo pasi banesa ishte shumë e vogël dhe shumë gjëra nuk funksiononin ashtu siç duhet dhe ata kishin nisur kërkimet për gjetjen e një banese të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat