Tre qytetarë ndërruan jetë ditën e sotme nga koronavirusi në vend, mes tyre një 20-vjeçar nga Korça.
Ministria e Shëndetësisë thotë se 20-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Dy viktimat e tjera janë një 69 vjeçar nga Shkodra dhe një 81 vjeçar nga Vlora.
Prej disa muajsh në Shqipëri nuk regjistroheshin tre humbje jete nga virusi brenda 24 orëve, ndërsa përpos rritjes së fortë të numrave të infektimeve, sot 844 duket se po rriten edhe numri i fataliteteve sa më shumë i afrohemi stinës së vjeshtës, ndërsa ministria e Shëndetësisë bën apel për vaksinim.