Ky është Bledar Selmanaj që vrau me plumb në kokë Xhuljano Bullarin

Shqipëria

Ky është Bledar Selmanaj që vrau me plumb në kokë Xhuljano Bullarin

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 21:58
Bledar Selmanaj

Bledar Selmanaj është autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, i cili u gjet i vdekur brenda një makine në fshatin Babicë të Vlorës me një plumb në kokë.

39-vjeçari është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, për faktin sepse ka qenë edhe më parë i dënuar.

Ai njihet me nofkën “Hajduti Serial”, pasi grabiste shtëpi në Tiranë, Vlorë e Fier dhe sendet e vjedhura të përvetësuara, i shiste në dyqane.

Sipas burimeve, ata kishin patur njohje dhe vrasja kishte ndodhur për motive të dobëta.

Dyshohet se konflikti ka nisur për një sasi lekësh, të cilat viktima ia ka patur borxh autorit dhe nuk po ia kthente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat