Largimi i Çomos i jep mandatin/ Kodheli, kryetarja e re e Kuvendit

Shqipëria

Largimi i Çomos i jep mandatin/ Kodheli, kryetarja e re e Kuvendit

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:02
Mimi Kodheli dhe Edi Rama

Lënia e mandatit të deputetes nga Najada Çomo, habiti jo pak opinionin publik vetem pak ditë nga formimi i Kabinetit Rama 3.

Largimi i zonjës Çomo sipas renditjes së listës i jep mandatin ish-deputetes Mimi Kodheli, një politikane me shumë eksperiencë dhe një nga investimet e hershme politike të kryeministrit Rama.

Burime nga Partia Socialiste theksojnë për gazeten Shqip se zonja Kodheli është kandidatja më potenciale për të zënë postin e Kryetares së Kuvendit që pritet të konsituoet në shtator.

Këtë post të rendësishëm në hierarkinë e shtetit e synon dhe deputeti tjetër socialist Taulant Balla. Por futja e Kodhelit në sallën e kuvendit, me sa duket i hap rrugën asaj për të drejtuar seancat dhe përfaqesuar vendin në diplomacinë parlamentare.

Me sa duket kjo është arsyeja kryesore e lënies së mandatit nga zonja Çomo. Zonja Kodheli ka një ekperiencë të gjatë jo vetëm në administratë ku e ka filluar si prefekte e Tiranës nën qeverisjen e Fatos Nanos, por ka qenë edhe kryetare e komisionit parlamentar të jashtëm dhe ish-ministre e Mbrotjes. Pikësht kjo eksperiencë dhe ekspertizë sipas burimeve nga socialistët i japin asaj avantazhin në krahasim me rivalët e tjerë në PS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat