Mbollën kanabis në Ishëm, policia në kërkim të nënë e bir

Shqipëria

Mbollën kanabis në Ishëm, policia në kërkim të nënë e bir

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Nënë e bir janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Mësohet se F. V., 49 vjeçe dhe K. V., 25 vjeç (nënë e djalë), banues në Kodër Draç, janë shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Ndërkohë policia e Durrësit njofton se u arrestua në flagrancë shtetasin F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë ndaluar me iniciativë shtetasin R. L., 35 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë (i kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.6, Tiranë), i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat