Qytetarët e ngacmojnë me mesazhe, Erion Braçe nuk përmbahet

Shqipëria

Qytetarët e ngacmojnë me mesazhe, Erion Braçe nuk përmbahet

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:56
Erion Braçe

Mesazhet më sipër i publikon ish-kryeministri Sali Berisha, dhe thotë se numri dy në Qeverinë Rama, Erion Braçe, ka ofenduar komentuesit. Kjo në fakt nuk është hera e parë, pasi edhe më herët zv.kryeministri është ngacmuar me mesazhe nga qytetarët dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Këtë herë, bie në sy fjalori i përdorur nga Erion Braçe. Në një rast ai ofendon rëndë një qytetar/e, duke i shkruar:

Qytetari: Pa fije turpi më shave më rob dhe më bërë bllok. Fundërrinë

Braçe: Hale si ty kanë vërtet mbiemrin që meritojnë; edhe një hërë racën dhe pa asnjë mungese, hale!!

Qytetari: Një zëvendës kryeministër si ti

Në një rast tjetër, një vajzë pretendon se është ofenduar nga Erion Braçe pasi ka komentuar për cilësinë e rrugëve në Lushnjë.

Ajo thotë se zv.kryeministri i hapur profilin dhe pasi i ka parë fotot, i përgjigjet: Më mirë se të frysh buzët para pasqyrës së telefonit është.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat