Një aksident ka ndodhur në rrugën Sarandë-Gjirokastër, ku një makinë në të cilën ndodheshin 4 persona, ka rënë në kanal.
Në pamjet e siguruara shihet se makina ka rënë në kanal, ndërkohë një grup njerëzish po bëjnë përpjekje për të nxjerrë personat që kanë mbetur brenda automjetit.
Rekord viktimash dhe infektimesh në Kosovë, 18 viktima dhe 2.295 raste të reja me Covid
Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e tyre, ndërkohë që bëht e ditur se policia dhe zjarrfikësja janë nisur për në vendngjarje.
Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, por paraprakisht dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e kushteve atmosferike.