PD kërkon transparencë për portin e ri të Durrësit: Çfarë do bëhet me kontratat koncesionare?

Shqipëria

PD kërkon transparencë për portin e ri të Durrësit: Çfarë do bëhet me kontratat koncesionare?

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:42
Ferdinand Xhaferaj

Partia Demokratike kërkon transparencë lidhur me projektin për portin e ri të Durrësit.

Nga ky port Ferdinand Xhaferaj bëri tre pyetje për të cilat kërkon sqarime

Së pari: Qytetarët akoma nuk e dinë se mbi cfarë studimi do zhvendoset Porti Ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe cfarë kapacitetesh do të ketë?

Së dyti: Janë disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale. Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontenierëve. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 32 milion Euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit. Ndoshta problemi më i vogël është vlera financiare. Problemi madhor ka të bëjë me faktin se Rama po na largon gjithmonë e më shumë nga rruga drejt BE-së.

Së treti: Cfarë do bëhet me kontratat koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve? Aty kemi kompani Gjermane që janë me koncesion për 35 vite. Përsëri do paguajmë në arbitrazh papërgjegjshmëritë e kryeministrit?

Xhaferaj nënvizon se Partia Demokratike nuk është kundër projekteve që zhvillojnë qytetin. “Por, deri më tani kemi parë vetëm makete dhe nuk kemi as studime, as transparencë dhe as kuadër ligjor. Pra, kemi parë maketin e Ramës dje, darkën me arabët tek restoranti i famshëm i Nusretit të ministrit Ahmetaj dhe plackitjen që po i bëhet pa kuadër ligjor kësaj godine, që njihet si godina me xhama, (që sikurse shihet edhe kanë rrethuar). “

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga qeveria për këto problematika dhe njëkohsisht drejtësia e re duhet të veprojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat