Si asnjë vit më parë këtë verë Shqipëria u përfshi nga flakët nga veriu në jug, e shënjestër e zjarrvënieve ishin edhe zonat e mbrojtura kombëtare, ku sipas vlerësimit paraprak nga ministria e mjedisit, Karaburuni është rezervati natyror më i dëmtuar pasi janë djegur 1100 hektarë.
Zamir Dedej: Është përshkruar nga zjarret mbi 5 mijë hektarë por e djegur është 1 mijë 162 hektarë në zonat e mbrojtura.
Reshjet e shiut këtë të enjte shuan për fat vatrat e mbetura aktive, por cilat janë masat që duhet të ndërmerren për të parandaluar zjarret në vijim?
Zamir Dedej: Shumica janë zjarre të qëllimshme, ndaj po shikojmë mundësinë për të vendosur kamera për të monitoruar dhe gjurmuar autorin e zjarrvënieve sepse është e vështirë ti gjesh sepse janë zona të largëta malore.
Nga ana tjetër, kreu i zonave të mbrojtura Zamir Dedej shpalosi një plan rehabilitimi për sipërfaqen e dëmtuar, por theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptarë për ruajtjen e pyjeve.
Sipërfaqet e Përshkruara dhe të djegura nga zjarret në Zonat e mbrojtura
Vlora në Rezervatin Natyror të menaxhuar “Karaburun” sipërfaqe e përshkruar 4831.8 Ha sip. e djegur 1100 Ha
Berati në parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit” sipërfaqe e përshkruar 480 Ha sip. e djegur 51 Ha
Durrësi në Peisazhin e “Mbrojtur Krastë-Vrion” sipërfaqe e përshkruar 4.3 Ha sip. e djegur 0.7 Ha
Dibër në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i dejës” sipërfaqe e përshkruar 3.7 Ha sip. e djegur 0.3 Ha
Gjirokastër në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës” sipërfaqe e përshkruar 2.7 Ha sip. e djegur 1.5 Ha
Korçë në Zonën e Mbrojtur e burimeve Natyrore “Guri i Nikës”, sipërfaqe e përshkruar 20.5 Ha sip. edjegur 3 Ha
Kukës në Parkun Kombëtar “Valbonë” sipërfaqe e përshkruar 13.8 Ha sip. e djegur 1 Ha
Elbasan në Parkun Kombëtar “Shebenik Jabllanicë”, sipërfaqe e përshkruar 27.8 Ha sip. e djegur 4 Ha.