Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin tragjik të ndodhur në Muzinë.
Sipas policisë, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë, katër vetë kanë ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.
Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.