​Rritja e rasteve të reja në Shqipëri, Manastirliu: Gati spitali COVID3

Shqipëria

​Rritja e rasteve të reja në Shqipëri, Manastirliu: Gati spitali COVID3

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 18:33
Ogerta Manastirliu

Spitali COVID 3 po bëhet gati për t’u hapur për pacientët me koronavirus në rast të rritjes së rasteve dhe të shtrimeve.

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se COVID 3 po bëhet gati në rast se ezaurohen kapacitetet e COVID 1.

“Rastet janë në rritje, incidenca është rritur.

Vala e radhës së kësaj pandemie po përfshin të gjitha vendet dhe ne jemi bërë gati për ta përballuar këtë situatë. Pas ezaurimit të kapaciteteve në Covid1, do të hapet Covid3″, tha Manastirliu./A2

Tri viktima dhe 844 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa 204 janë shëruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat