U plagosën në aksidentin tragjik, mjeku jep detaje për dy personat e mbijetuar

Shqipëria

U plagosën në aksidentin tragjik, mjeku jep detaje për dy personat e mbijetuar

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 20:29
Spitali i Gjirokastrës

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Sokol Feruni ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personave që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik në aksin Sarandë Gjirokastër.

“Gjendja është e qetë. Po ndiqen nga mjekët. Kanë thyerje, fraktura në krah.

Pacientja tjetër ka frakturë të brinjëve. Në përgjithësi gjendja është e qetë.

Të gjithë viktimat kanë humbur jetën në vendin e aksidentit. S’kemi pasur asnjë që të vijë me shenja jete në spital”, shprehet Feruni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat