Analisiti Bledian Koka ishte i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora me gazetaren Beti Njuma. Ai është i bindur se dhe mandati i tretë si ai i pari dhe i dyti do të jetë “mandat i shkatërrimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.”
Koka: "Unë personalisht nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e një debate shterpë. Në kohën e diktaturës shtohet më shumë cirku dhe pakësohet buka. Nuk ka më qeveri e ministra për të cilët ia vlen të diskutosh. Këtu ka vetëm një kryeministër dhe 5 oligarkë që po e copëtojnë Shqipërinë nga mëngjesi në darkë.
Ta dinë qytetarët shqiptarë. Porti i Vlorës i është dhënë njërit prej oligarkëve në Shqipëri. I është falur toka e gjithë prona dhe oligarku në fjalë do marrë tokën do e shesë për pallate. Dhe këta që do bëjnë pallatet do bëjnë dhe portin. Në kohën e Berishës për investime strategjike merrej një euro por tani këta nuk i marrin asnjë euro oligarkëve.
Një pronë publike ia kemi dhënë një personi që të bëjë miliardat e tij. E kjo është një nga ministrat kryesorë të Shqipërisë. Dhe janë 4 që bëjnë po si ky.
E ne të flasim për ministra, apo zv/ministra, apo iku Braçja e Najada Çomo është banale. Këta janë njerëz inekzistentë, qesharakë që na hidhen si kukulla për të diskutuar në tavolinë ndërkohë që çakejtë e grijnë këtë vend."