Sokol Çelaj 58 vjeç nga fshati Reç i Malësisë së Madhe ka mbetur i vdekur pas një atentati pak metra larg shtëpisë së tij.
ABC mëson se, ai ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre.
Nga sa mësohet ka qenë një plumb që e ka kapur poshtë shpatullës së majtë i cili i ka shkaktuar edhe vdekjen. Ndërsa në mjet janë gjetur 8 dëmtime nga predhat e plumbave.
Sipas dëshmisë së bashkëshortes dhënë në polici mësohet se është shprehur:
” Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.
Nga këqyrja e vendit te ngjarjes dyshohet se autori ka qëlluar me armë zjarri automatik. Sokol Çelaj ka jetuar për 25 vite në Angli dhe kishte rreth 3 vite që është kthyer në Shqipëri, ndërsa ka punuar si kuzhinjer në restorantet e zonës së Malësisë së Madhe.
Nga ana e policisë nuk ka një pistë konkrete pasi viktima nuk ka pasur konflikte. Grupi hetimor po punon në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit të vrasjes.