Grupi i parë nga 121 qytetarët afganë që mbërritën në Rinas në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbërritur në një resort në bregdetin e Durrësit ku edhe do të akomodohen.
Transporti i tyre është bërë në masa të larta sigurie.
Zona ku po akomodohen ruhet nga policia dhe kompani private sigurie.
Te ardhurit trajtohen nga një staf mjekësh gjermanë.
Ndërkohë janë në rrugë e sipër drejt këtijdestinacioni edhe grupet të tjera me shtetas afganë.
Pas pak kohësh do nisë akomodimi edhe në struktura të tjera hoteliere të qarkut Durrës dhe bashkisë Kavajë.
Afganët do strehohen në godinat e përgatitura për ta në Kavajë, tek “Prestige Resort”.
Rreth orës 3.20 (27 gusht) mbërriti në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja.
Afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytet Studenti.
Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, teksa përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara.