Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, do të mbledhë sot grupin e vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit. BalkanWeb mëson se mbledhja do të nisë në orën 19:00.
Takimi ka ne fokus te tij bilancin për qeverisjen e kaluar dhe objektivat për qeverinë e re.
Kujtojmë se javën që vjen kryeministri Edi Rama do të njoftonte krijimin e qeverisë së re.
Ndërkohë, gjatë kësaj dite kur bëri deklaratën erdhën dy dorëheqje, një nga shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe tjetra nga Erion Braçe, i cili lajmëroi largimin nga posti i zëvendëskryeministrit.