Kujtim Aliaj ishte simbol i Festivaleve të Këngës për fëmijë, ai do të mbetet në mendjen e njerëzve si personalitet i lartë i muzikës, një edukator energjik dhe mësues i palodhur i shumë gjeneratave, zbulues i talenteve të rradha dhe shembulli i intelektualit qytetar dhe model të Shkodrës, shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
"I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të mirënjohur shkodran, Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija, simbolit të Festivaleve të Këngës për Fëmijë.
Personalitet i shquar i muzikës shqiptare, dirigjent virtuoz, edukator energjik dhe mësues i palodhur i shumë gjeneratave me vlerat e artit dhe kulturës kombëtare, zbulues i talenteve të rralla që do shkëlqenin në skenat vendase dhe botërore, shembull i intelektualit dhe qytetar model të Shkodrës, humbja e tij le pas shumë dhembje.
Ngushëllime familjes, komunitetit të dashur shkodran, artistëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë.
Të prehet në paqen e merituar!"