Bledar Selmanaj është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, pasi akuzhet se ka vrarë me armë zjarri Xhuljano Bullarin.
Seanca ndaj tij zgjati më shumë se dy orë.
39-vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë për krimin e rëndë, ndërkohë që seanca gjyqësore zgjati për thuajse dy orë.
Gjatë gjithë seancës ai nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes dhe motivin që e çojë në ekzekutim.
Vrasja ndodhi disa ditë më parë në Babicë të Vlorës, ndërsa Selmanaj rezulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë.