Ditën e sotme është përmbyllur operacioni i skuadrës holandeze në betejën kundër zjarreve në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar BE, Holandën dhe Çekinë për ndihmën dhe ka publikuar foto nga ceremonia e përcjelljes së helikopterëve.
"Sot u përmbyll operacioni i skuadrës holandeze në “luftën” kundër zjarreve, një situatë e vështirë që përjetoi vendi jonë gjatë muajit të fundit.
Bashkimit Evropian na mundësoi nëpërmjet mekanizmave të tij një mbështetje të jashtëzakonshme! U përballëm me një situatë kritike zjarresh për shkak të temperaturave shumë të larta. Sot mund të themi se këtë sfidë e përmbyllëm me sukses, pavarësisht se gatishmëria e forcave të mbrojtjes civile vazhdon të jetë e lartë.
Faleminderit Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Çeke për ndihmën në helikopterë dhe trupa," shkruan Peleshi në Facebook.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
"Shumë faleminderit Holandës dhe Çekisë, grave dhe burrave. Europa kontribuoi për të shpëtuar jetët, vendbanimet dhe për të mbrojtur mjedisin.
Gushti ka qenë një muaj i solidaritetit, Be dhe Holanda e Çekia për Shqipërinë, por gjithashtu Shqipëria hapi dyert për refugjatët afganë në nevojë. Për BE dhe Shqipërinë solidariteti nuk është një fjalë boshe, është e vërtetë," ka shkruar Soreca në Twitter.
Today at Tirana Airport,??@LSorecaEU,??@ReinoutVos,??@EmbassyCzech & Min.??@nikopeleshi waived goodbye to the???team. Kudos to them and to the?? ?team. We thanked them for their courage & commitment for fighting #wildfires to save??lives & protect?.#TeamEurope solidarity? pic.twitter.com/yBuoxsieoI
— EU in Albania (@EUinAlbania) August 27, 2021