I shpëtoi për mrekulli aksidentit tragjik në Muzinë, e plagosura transportohet në spitalin e Tiranës

Shqipëria

I shpëtoi për mrekulli aksidentit tragjik në Muzinë, e plagosura transportohet në spitalin e Tiranës

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Vajza që i shpëtoi dje aksidentit tragjik në Qafën e Muzinës është transportuar ditën e sotme nga spitali i Gjirokastrës në Tiranë te “Trauma”. Drejtori i spitalit të Gjirokastrës Sokol Feruni konfirmoi për Abcnews.al se 25-vjeçarja Greta Deberdini ndodhet në gjendje të mirë, por në spitalin e Traumës në Tiranë u transportua për një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar në pjesën e krahut ku u lëndua nga përmbysja e autobusit, që përfundoi në greminë pasi doli nga rruga. 25-vjeçarja është e vetmja nga pasagjerët që ishte në autobus dhe që i mbijetoi aksidentit tragjik.

Mjetet u përplasën rreth orës 15.30 të së enjtes, furgoni me pasagjerë që drejtohej nga bardhi Proda ishte nisur nga Tirana për në Sarandë me 5 pasagjerë.

Dy çifte bashkëshortësh një nga Tirana dhe tjetri nga Ukraina dhe vajza që i mbijetoi aksidentit. 

Një ditë pas aksidentit policia e Gjirokastrës arrestoi drejtuesen e mjetit “Land Rover”, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka nga Tirana, pasi nga ekspertiza paraprake rezultoi se i preu rrugën furgonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat