“Darka e fundit” / Rama mbledh ministrat e deputetët në largim

Shqipëria

“Darka e fundit” / Rama mbledh ministrat e deputetët në largim

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:20
Qeveria e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama thirri në një darkë në Pallatin e Brigadave ministrat e deputetët e qeverisë e parlamentit aktual, për t’u shprehur, siç thuhet në njoftimin e Partisë Socialiste “fjalë falenderuese për të gjithë skuadrën e grupit parlamentar socialist që dha kontribut të rëndësishëm në sfida të pazakonshme të mandatit të dytë dhe për t’i uruar suksese për të rinjtë në rrugëtimin e Partisë Socialiste në Mandatin e Tretë”.

Nga mbledhja e fundit me ministrat e kabinetit Rama 2, kreu qeverisë shqiptare tha se ky mandat i dytë katër vjeçar mbyllet me një notë pozitive paçka se tërmeti dhe pandemia Covid 19 ndryshoi prioritetet, duke theksuar se ishin sfida ekstreme që shfaqen ne rrugën e një qeverie një herë në 100 vjet.

Edi Rama nuk rikonfirmoi asnjë prej ministrave që kishte përballë por tregoi se kur do ta shpallë skuadrën Rama3.

Duke i bërë një bilanc konciz për çdo ministri Edi Rama vlerësojë përballjen 18 mujore me pandeminë, realizimin e projekteve infrastrukturore si aeroporti Kukësit, për të vazhduar në mandatin e tretë me aeroportet Vlorë, Sarandë dhe mbarimin e Rrugës së Arbërit për të cilën tha se punimet janë brenda afateve.

Edi Rama vlerësoi procesin e shërbimeve digjitale përfshi atë të fiskalizimit që do të sjellë sipas tij një hov në ekonomi.

Për tu bërë kampionë të Ballkanit në turizëm Edi Rama kërkoi një qasje të re me menaxhimin e plehrave dhe lejet e plazhit. Ndërsa policisë së shtetit tha Edi Rama i nevojitet një marsh i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat