Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri deklaroi se gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë.
Avioni i parë me 150 persona nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë.
Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka.
121 qytetarët e parë afganë mbërritën në Shqipëri në vona të mbrëmjes së shkuar. Ata ndodhen aktualisht të strehuar në qytetin e Durrësit.
Burimet thonë se pas kontrolleve shëndetësore dhe regjistrimit të të dhënave personale në tendat e ngritura nga ushtria, 200 afganët do të transportohen me autobusë drejt Qytetit Studenti, ku janë përgatitur 4 godina për t’i pritur përkohësisht.